Çaktivizoni Hapjen Automatike (Autoplay)
Problemi: Hapja Automatike nuk vlen vetëm për CD-të, por edhe për fleshët dhe disqet e ngurtë të jashtëm, që lidhen me kompjuterin tim. Kam merak se, në qoftë se ndonjë prej këtyre pajisjeve ka ndonjë virus, Hapja Automatike do t’i urojë mirëseardhjen në kompjuterin tim.
Ndreqja: Konfigurojeni Windows-in në mënyrë të tillë që të çaktivizojë Hapjen Automatike për të gjithë drive-t e sistemit. Rruga më e shkurtër për ta bërë këtë është nëpërmjet vendosjes së një politike grupi për kompjuterin.
Te Windows XP, shtypni në tastierë R, shkruani gpedit.msc dhe shtypni Enter. Te paneli i eksplorimit që shfaqet në të majtë, hapni dhe përzgjidhni Local Computer PolicyComputer ConfigurationAdministrative TemplatesSystem. Kaloni në panelin e djathtë dhe klikoni dy herë mbi Turn off Autoplay (Çaktivizo Hapjen Automatike). Te dritarja “Turn off Autoplay Properites” (Vetitë e Çaktivizimit të Hapjes Automatike), klikoni Enabled (Aktivizuar) dhe zgjidhni opcionin All drives nga lista vertikale (shikoni figurën). Klikoni OK.
Te Vista, shtypni në tastierë R, shkruani gpedit.msc dhe jepini Enter. Klikoni Continue te dritarja User Account Control. Te paneli i djathtë, hapni dhe përzgjidhni Local Computer PolicyComputer ConfigurationAdministrative TemplatesWindows ComponentAutoplay Politics dhe klikoni dy herë mbi Turn off Autoplay. Klikoni Enabled dhe shtypni OK. Pastaj, klikoni dy herë mbi Default behaviour for Autorun (Sjellja standarde për Ekzekutimin Automatik). Klikoni Enabled dhe zgjidhni nga lista vertikale Do not execute any autorun commands (Mos ekzektuo asnjë komandë të Ekzekutimin Autmatik). Në fund, shtypni OK.
Analizoni sigurinë e sistemit
Problemi: Nuk jam i bindur sesa i sigurt është sistemi im, por gjëja e fundit që do të bëja në botë është të paguaj dikë për ta testuar.
Ndreqja: Shkarkoni dhe ekzekutoni programin Microsoft Baseline Security Analyzer (MBSA) dhe lëreni të bëjë një kontroll sigurie të kompjuterit. Për ta shkarkuar duhet të keni një kopje të licencuar të Windows-it. Raportet e programit përfshijnë lidhje te përshkrimet e skanimit, detajet e rezultateve dhe mënyrat për të korrigjuar çdo problem që ai gjen. MBSA punon me çdo version të Windows, nga 2000 SP3 e në vazhdim, megjithëse Vista kërkon 2.1 beta; MBSA gjithashtu analizon sigurinë e Office, Exchange dhe produkteve të tjerë nga Microsoft. Të dyja versionet i gjeni në faqen ueb të Microsoft-it. Mbas instalimit të programit, hapeni atë dhe ndiqni mesazhet për të analizuar kompjuterin tuaj, ose disa kompjutera njëkohësisht.
Siguroni sitemin përmes kopjeve rezervë
Problemi: E di që kopjet rezervë mund të kursejnë kohë, por unë harroj t’i bëj.
Ndreqja: Mjetet e kopjeve rezervë, të integruara në Windows XP dhe Vista, ju japin mundësi të planifikoni dhe kryeni kopje rezervë në mënyrë automatike. Për fat të keq, vetëm XP Pro dhe Vista Business, Enterprise dhe Ultimate i kanë këto mjete në mënyrë të paracaktuar. Përdoruesit e XP Home, sidoqoftë, e kanë një program për kopje rezervë në CD-në e tyre të Windows-it: Shkoni në Explorer te direktoria valueaddmsftntbackup, klikoni me të djathtën skedarin Ntbackup dhe zgjidhni Install. Nëse përdorni Vista Home Premium, përdorni programet Back2Zip, ose Everyday Auto Backup, të cilët gjenden në ZERO DVD.
Në XP, klikoni Start, All Programs, Accessories, System Tools, Backup. Nëse aktualisht është vendosur që të hapet në modalitetin Advanced, zgjidhni Tools, Switch to Wizard Mode. Ndiqni asistentin, duke specifikuar se çfarë doni të ruani si kopje rezervë dhe ku. Te ekrani 'Completing the Backup or Restore Wizard', klikoni Advanced. Specifikoni llojin e kopjes rezervë (të tilla si Incremental, i cili është i mirë për kopjet rezervë të rregullta, automatike) dhe klikoni Next. Vendosni opsionet e tjera në ekranet pasues dhe klikoni Next për secilin prej tyre. Te 'When to Back up,' shënoni Later, shtypni një emër për kopjen rezervë dhe pastaj klikoni Set Schedule. Përdorni cilësimet e listuara nën skedat Schedule dhe Settings, te kutia dialoguese Schedule Job, për të personalizuar se kur dhe sa shpesh do e bëni kopjen rezervë. Klikoni OK. Futni emrin dhe fjalëkalimin e futjes dy herë dhe pastaj klikoni përsëri OK. Klikoni Next, futni fjalëkalimin tuaj edhe dy herë të tjera dhe klikoni OK dhe Finish. Nëse ju duhet të modifikoni planifikimin e kopjes rezervë, hapni rishmi Scheduled Tasks dhe klikoni dy herë ikonën për punën e kopjes rezervë.
Në Vista, klikoni Start, All Programs, Accessories, System Tools, Backup Status and Configuration. Klikoni Set up automatic file backup dhe konfirmoni te prompti User Account Control. Ndiqni mesazhet për të vendosur çfarë, ku dhe kur të bëhet kopja rezervë (shihni imazhin këtu). Për të bërë ndryshime më vonë, kthehuni te ky program ndihmës dhe klikoni Change backup settings ose Turn off, për të modifikuar ose çaktivizuar programin e kopjes rezervë.
Zgjidheni hallin e shfletimit të ngadaltë
Problemi: Shfletimi im në Web është i ngadaltë dhe ndonjëherë ndalon plotësisht.
Ndreqja e parë: Nëse shfletimi në Internet nuk përgjigjet, ose është i pamundur, kompjuteri juaj mund të jetë infektuar. Përdorni një program antivirus, ose një program riparimi për të kontrolluar për probleme. Ose provoni programin Malicious Software Removal Tool në ZERO DVD. Mjafton ta instaloni dhe të ndiqni udhëzimet.
Ndreqja e dytë: Instaloni një version të ri të shfletuesit, ose përditësoni aktualin. Për të marrë versionin e IE 7, zgjidhni Tools, Windows Update. Në Mozilla Firefox, klikoni Help, Check for Updates.
Ndreqja e tretë: Ju mund të keni një probleme me shtojcat (plug-ins ose add-ons) e shfletuesit. Për ta testuar këtë, çaktivizoni të gjitha shtojcat (add-ons). Nëse problemi nuk përsëritet më, aktivizoni një shtojcë (add-on) dhe provoni përsëri. Përsëriteni derisa të gjeni zgjidhjen.
Për të çaktivizuar shtojcat në Firefox, zgjidhni Tools, Add-ons dhe klikoni Disable në secilin element, derisa të hiqen të gjithë. Mbyllni dritaren dhe hapni sërish Firefox-in. Nëse problemi zgjidhet, hapni dritaren Add-ons, klikoni Enable për një element, mbylleni dhe hapeni prapë. Provoni dhe përsëriteni sipas nevojës.
Në IE 7, zgjidhni Start, All Programs, Accessories, System Tools, Internet Explorer (No Add-ons). Nëse kjo e zgjidh problemin, hapeni IE-në normalisht dhe zgjidhni Tools, Manage Add-ons, Enable ose Disable Add-ons. Zgjidhni një shtojcë dhe klikoni Disable. Përsëriteni këtë për të gjithë elementët, përveç njërit, dhe klikoni dy herë OK. Hapeni sërish IE-në. Nëse gjithçka është në rregull, kthehuni te kjo kuti dialoguese, zgjidhni një shtojcë tjetër të çaktivizuar dhe klikoni Enable. Klikoni OK dy herë dhe hapni IE. Përsëriteni, derisa të gjeni shtojcën problematike.
Ekzekutoni programet e Quick Launch përmes tasteve
Problemi: Dua t’i hap programet që kam te Hapja e Shpjetë pa përdorur miun.
Ndreqja: Në XP, mund t’i caktoni shkurtore si ikonave në desktop, ashtu edhe atyre që keni te menyja e butonit Start. Kjo e dyta është më e lehtë, ndaj klikoni me të djathtën mbi butonin Start dhe zgjidhni Open ose Explore. Klikoni dy herë mbi dosjen Programs. Për të mbajtur një farë rregulli, krijoni një dosje të re në të njëjtën dritare (klikoni me të djathtën dhe zgjidhni New Folder). Emërtojeni dosjen (p.sh. Shkurtoret e tastierës) dhe shtypni Enter. Tani klikoni dy herë mbi atë dosje dhe tërhiqini ikonat, një e nga një, nga shiriti i Hapjes së Shpejtë, duke mbajtur të shtypur butonin e djathtë të miut, dhe zgjidhni Copy Here (Kopjoje Këtu). Klikoni me të djathtën mbi secilën prej shkurtoreve të reja dhe zgjidhni Properties. Hapni tabin Shortcut, klikoni në kutinë “Shortcut key” dhe shtypni tastat që dëshironi të përdorni për të hapur programin. Të gjitha shkurtoret duhet të fillojnë me , , , , ose me një buton funksionesh (nga F1 deri te F12, në shumicën e tastierave). Në fund, klikoni OK.
Te Vista, sistemi i cakton automatikisht shkurtore programeve që ndodhen në Hapjen e Shpejtë. Këto shkurtore fillojnë me , ndërsa tasti tjetër përcaktohet nga renditja e tyre. Ikona e parë hapet duke shtypur 1, e dyta me Windows 2 e kështu me radhë. |