(I)
Shkurtesë për Random Access Memory. RAM është element që bën ruajtjen e informatave, ku informata mund të lexohet në çfarë do rendi. Në RAM zakonisht mund të shkruhet dhe lexohet, dhe përdoret për informatat të cilat vazhdimisht ndyshojnë. Zakonisht RAM memoriet i humbin informatat pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
(II)
Shkurtesë për Random Access Machine. Model i njohur teorik që zakonisht përdoret në teorinë e kompleksitetit të algoritmeve dhe ka këto karakteristika:
- Instruksionet ekzekutohen njëri pas tjetrit
- Ka numër të pafundmë regjistrash
- Ka hapësirë të pakufizuar
- Jo dy instruksione ekzekutohen në të njëjtën kohë
- Nuk përmban memorie cache apo virtuale
- Është i pavarur nga arkitektura
- Koha për të cilin ekzekutohet çdo instruksion është e njëjtë (psh, mbledhja, zbritja, transferimi i vlerës prej një variabël në tjetrën, etj)
etj.
|